10-vjeçari denoncon nënën në polici: “Më ndihmoni, ajo do të më vrasë...

10-vjeçari denoncon nënën në polici: “Më ndihmoni, ajo do të më vrasë me thikë”

SHPËRNDAJE
loading...

“Më ndihmoni, nëna do të më vrasë me thikë”, ka qenë kjo dëshmia e një djali 10-vjeçar para efektivëve.

Teksa është paraqitur në komisariatin e policisë, në zonën e Modica në Itali, djali duke qarë ka rrëfyer se nëna e tij shqiptare ka tentuar të vrasë atë dhe veten.

Pas kësaj, janë vënë menjëherë në dijeni punonjësit e shërbimit social, të cilët kanë ndërhyrë duke e marrë nën përkujdesje.

Punonjësit e shërbimit social ishin në dijeni të situatës së familjes, por me sa duket gjithçka ishte përkeqësuar akoma më shumë.

Lexo edhe  Polici: Kalove me të kuq, shoferi: Ti e di, mu duk e verdhë po s’ka gajle, jam fajtor (VIDEO)

Policia ka kontaktuar edhe me babain italian të 10-vjeçarit.

Në pritje të masës nga gjykata, vogëlushi është marrë në përkujdesje nga shërbimi social.

Mediat italiane shkruajnë se pas hetimeve të policisë, kishte rezultuar se nëna shqiptare kishte tentuar disa herë të kryente veprime të tilla./tvklan
1-475-620x330

loading...