Shtëpi Lajme 22-vjeçari vlonjat dhe 2 italianë kapen në gomonen e ngarkuar me 4...

22-vjeçari vlonjat dhe 2 italianë kapen në gomonen e ngarkuar me 4 ton kanabis, 4 orë ndjekje në det (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

a6b24e50-c8e6-492f-ad58-4b2847ea22e4_1480856009-2113574

Një shqiptar dhe dy shtetas italiane u vunë në pranga nga policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia Di Finanzën, pas një ndjekje prej afro katër orësh në det të hapur. Ata u pikasën gjatë pasdites së të shtunës në brigjet shqiptare nga policia kufitare teksa lundronin me një gomone me 2 motorë 10 metra të gjatë, në bordin e së cilës ishin tre persona.

Autoritetet ngritën dyshimet se gomonia e cila po lëvizte me shumë shpejtësi drejt Italisë, mund të ishte e ngarkuar me lëndë narkotike. Si rezultat i operacionit të përbashkët të policisë shqiptare me Gurdia di Finanzën Italiane, u bë i mundur ndalimi i gomones rreth orës 21:05 të mbrëmjes së të shtunës, rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar.

Në pranga përfunduan:

E.T,  22 vjeç, nga Vlora

G.T, 42 vjeç, nga Brindizi Itali,

A.M, 41 vjeç, nga Brindizi Itali.

Në vendin ku u kap gomonia  deri tani  janë  gjetur në det 15 pako të mëdha me lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, me peshë rreth 400 kilogramë.

“Po vijon puna e përbashkët për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku ndërkombëtar droge”, thotë policia në një njoftim zyrtar. /Gazeta Express/

e1e9e2e2-e4c1-4e51-9d1d-edd4a1d548db_1480855336-4896001