Adelina Ismaili emocionale për fëmijën e parë: Më shkelmon çdo ditë e...

Adelina Ismaili emocionale për fëmijën e parë: Më shkelmon çdo ditë e më shumë…

Shperndaje në Facebook.


Këngëtarja Adelina Ismaili ka folur për herë të parë për emocionet e shtatzënisë së saj.
E ftuar nga Televizioni Publik Shqiptar, për të qenë një nga anëtaret e jurisë, Ismaili ka dhënë nëpërmjet një lidhje telefonike pikët për 7 konkurrentët pjesëmarrës në festival.
Por, moderatorja dhe kolegia e saj, Ledina Celo nuk mund të mos e pyeste atë edhe për shtatzëninë e saj: “Adelinë më thanë që do bëhesh nënë.”
“Po, por aktualisht po marr vetëm shkelma prej fëmijës tim”, i është përgjigjur me humor diva kosovare.
Pikët maksimale të Adelinës shkuan për këngëtaren, Flaka Krelani.

Lexo edhe  Nga Grida Duma, Olta Gixhari apo Aurela Hoxha, ja shqiptaret me format bombastike, më të preferuara e meshkujve!