“Ai ishte fenomenal”, Totti flet për lojtarin më të mirë që ka...

“Ai ishte fenomenal”, Totti flet për lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë

SHPËRNDAJE

loading...

Tiempo_Legend_V_Premium_-_Francesco_Totti_hd_1600-780x439

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka folur fjalë të mëdha për ish-bashkëlojtarin e tij te Giallorossët, Antonio Cassano.

Ylli i skuadrës nga kryeqyteti italian ka thënë se në aspektin teknik Cassano është lojtari më i mirë që ai ka ndarë fushën ndonjëherë.

“Teknikisht Cassano. Ne mund të bisedonim dhe të gjenim njëri-tjetrin në fushë. Kam pasur raport të mirë edhe jashtë fushës me atë, ishim në sinkronizim të plotë”.

Cassano dhe Totti në kohën kur luani për Romën.

“Jemi duke folur jo për një nga lojtarët më të mirë në Itali, por në Evropë, pasi në aspektin e talentit individual ishte fenomenal”.

Lexo edhe  Këto janë kampionatet më të forta në Evropë sipas UEFA-s

“Pastaj është Gabriel Batistuta, Vincenzo Montella, këta lojtarë kanë bërë hisori në futboll”.

“Ata duhet të kujtohen sepse ishte kënaqësi të shikosh ata teksa luanin, por unë kisha fat të luaja përkrahë tyre gjithashtu”, ka thënë për Corriere dello Sport. /GazetaGobale/