Aksident tragjik në Kavajë, 3 të rinj humbin jetën, ishin në festë...

Aksident tragjik në Kavajë, 3 të rinj humbin jetën, ishin në festë (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.


Aksidenti ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë –Kavajë. Në makinë mësohet se kanë qenë dy djem dhe një vajzë. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ndërkohë që dëshmitarët kanë thënë se makina kishte dy ditë që ishte parë në kanal.
Më datë 25.03.2016, rreth orës 08:16, në Gosë të Kavajës, pranë karburant “Mancaku”, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues mjeti shtetasin V. K., ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë, në brendësi të mjetit kanë qënë edhe dy shtetas të tjerë.

Lexo edhe  Publikohen fotot nudo të Rita Orës (+18)

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën të tre shtetasit që udhëtonin në këtë mjet, V. K., 27 vjeç, M. K., 32 vjeçe dhe K. Ç., 22 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit.
aksident-shkoder-2_1458894237-4873661