Shtëpi Video “Arrestohet” majmuni, prej 6 muajsh vidhte ushqim e terrorizonte njerëzit (Foto)

“Arrestohet” majmuni, prej 6 muajsh vidhte ushqim e terrorizonte njerëzit (Foto)

Shperndaje në Facebook.

majmuni6

Një majmun në Mumbai të Indisë ka terrorizuar njerëzit pasi prej gjashtë muajsh, ai u vidhte atyre ushqimet dhe sende të tjera të shtëpisë. Por, një ditë ai është kapur nga njerëz profesionistë.

Në disa fotografi të publikuara nga mediat vendase, ai shihet me duar të lidhura pas shpine, me litar rreth këmbëve dhe më dhëmbë të dalë jashtë.

Në një moment, një kalimtar e prekur majmunin në ballë, por kafsha u bë agresive duke i nxjerrë atij dhëmbët e mprehtë.

Më pas ai u kap nga ekspertët dhe u fut në kafaz sepse përbënte rrezik për njerëzit. Tashmë, ai ka marrë “dënimin e merituar”, duke nisur një jetë të re në periferi të Mumbait.

Sipas AFP-së, një grup njerëzish të mbledhur në kryeqytetin tregtar në Sion të Indisë brohorisnin për faktin se majmuni ishte kapur dhe lidhur duar e këmbë, përpara se të futej në kafaz.

Kjo sipas tyre, ishte një situatë poshtëruese për kafshën e egër. Ky ishte një nga tre apo katër majmunët që vinë rrotull zonës për tu ushqyer.

AFP-ja shkruan se majmunët, të cilët janë nderuar në Indi si qenie të shenjta,  janë mësuar që të ushqehen me mbetjet në zonë, por shpesh herë ata kanë sulmuar edhe njerëzit.

 

maj_1454763200-5333620 majmu

majmuni6

majmuni2