Arrihet reciprociteti për tabelat e veturave në mes të Kosovës dhe Serbisë,...

Arrihet reciprociteti për tabelat e veturave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas modelit të aplikuar mes Greqisë dhe Maqedonisë

Shperndaje në Facebook.

probne-780x439

Sot në Bruksel, pas rreth nëntë orë bisedimesh, është arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe heqjen nga përdorimi të tabelave ‘prova” të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011.

Me këtë rast, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes “është një arritur e rëndësishme”.

“Me këtë rast të dyja shtetet dëshmuan se reciprociteti është parimi kryesor për marrëveshjet e dialogut të Brukselit dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në njoftim për media.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të fillojë menjëherë, sapo të dy shtetet të bëjnë përgatitjet teknike që lidhen me këtë çështje, ndërsa modeli që do të aplikohet bazohet në modelin e aplikuar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë (dallimi është që letërtngjitëset aplikohen për tabelat e veturave të të dyja shteteve).

Lexo edhe  LDK s’i mohon gjetjet e VV’së, lëshon akuza të rënda në drejtim të Kurtit e Konjufcës

“Ky avancim i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes i arritur në vitin 2011 do të lehtësojë më shumë qarkullimin e qytetarëve të të dy shteteve dhe do të minimizoj pritjet në pikat kufitare ngase nuk do të kërkohet më që të ndërrohen tabelat RKS me ato provuese. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar për planin e heqjes nga qarkullimi të tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në veri të vendit”, vazhdon kumtesa.

Delegacioni i Kosovës në këtë takim njoftoi se po bëh3n përgatitjet për hapjen e zyrave të Agjencisë së Regjistrimit Civil në katër komunat veriore si dhe të zyrave të gjendjes civile në këto komuna, proces ky që pritet të përmbyllet që në këto komuna të fillojë pajisja e qytetarëve me pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata të gjendjes civile dhe të dokumenteve tjera të shtetit të Kosovës. /GazetaGobale/