Aurela Hoxha e pret me bikini princin e kaltër, por ka gjetur...

Aurela Hoxha e pret me bikini princin e kaltër, por ka gjetur vetëm kalin e bardhë pranë detit (Foto)

SHPËRNDAJE
loading...

aurelahoxha-1-780x439

Modelja e njohur Aurela Hoxha është gjithmonë atraktive me fotografitë e reja që sjellë në rrjetet sociale.

Ajo numëron me mijëra ndjekës në Facebook dhe Instagram, teksa është mjaft aktive duke publikuar fotografi të ndryshme nga përditshmëria apo projektet e reja në karrierën e saj.

Së fundmi, Aurela ka publikuar një fotografi mjaft të ‘nxehtë’ për fansat, ku shfaqet me bikini përkrah një kali të bardhë në bregdet.

Ndonëse është beqare, kjo skenë ngjan shumë romantike njashtu si vajzat e përrallave, teksa presin princin e kaltër bashkë me kalin e bardhë.

Aurela Hoxha shfaqet me bikini pranë një kali të bardhë në bregdet. Xhirime të realizuara tek “Rëra e hedhur”.

Në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar: “Duke realizuar një projekt të ri që vjen shumë shpejt”.

Lexo edhe  Çfarë ka ndodhur me miqësinë e Dua Lipës dhe Era Istrefit? (Foto)

Me siguri kjo duhet të ketë qenë një nga skenat e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, në të cilin modelja do të shfaqet edhe si aktore në një rol. /Telegrafi/

loading...