Shtëpi Video Babai përdhunues, vajza tregon se është përdhunuar nga i ati që në...

Babai përdhunues, vajza tregon se është përdhunuar nga i ati që në moshën 12 vjeçare (Video)

Shperndaje në Facebook.

kamez-perdhunimi-ok_1465740768-3759695

Shkatërroi familjen e tij, në mënyrë të veçantë jetën e vajzës dhe tani rrezikon edhe një dënim prej 15 vitesh burgim. Këto janë vetëm pasojat e dukshme të inçestit mes babait dhe së bijës. Historia në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në zonën e Kamzës, në Tiranë, ku banonte familja Lezo. Kryefamiljari, Artur Lezo, ndodhet një hap larg dënimit me 15 vite burgim, që ishte kërkesa përfundimtare e prokurorisë. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 12-vjeçare. Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi i fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se nuk ishte e virgjër.