Bajrami: Vitin e ardhshëm me mësim digjital

Bajrami: Vitin e ardhshëm me mësim digjital

Shperndaje në Facebook.

arsim_1475087083-5130341

Mësimi digjital në shkollat e Kosovës është projekti i ardhshëm në të cilën Ministria e Arsimit po punon në mënyrë që të implementohet vitin e ardhshëm.
Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ministri Arsim Bajrami ka shpalosur detaje mbi këtë projekt i cili shihet si zgjidhje e shumë problemeve me të cilën ballafaqohen nxënësit dhe arsimi në përgjithësi.

Ai ka thënë se do promovohet portali e-shkolla, i cili do të jetë i qasshëm për të gjitha shkollat dhe brenda do gjinden të gjitha materialet.

“Do të promovojmë portalin e-shkollat dhe ai portal do jetë i qasshëm për të gjitha shkollat dhe do të jenë të gjitha materialet. Ne nuk do ta zhdukim librin klasik menjëherë por do shkojmë ngadalë, duhet ta ruajmë leximin e librit klasik mirëpo ta kombinojmë atë me librin digjital”, ka thënë Bajrami.

Lexo edhe  Vedat Bajrami me mesazh motivues për djemtë e përfaqësueses së Kosovës (Foto)

Ndonëse u shpreh optimist se vitin e ardhshëm do filloj aplikimi i këtij programi të cilit do t’i paraprijë edhe e-matura.

“Do të fillojë vitin e ardhshëm ku do jetë edhe e-matura, në këtë mënyrë do ta zhdukim edhe dukurinë e kopjimit”, ka thënë ministri Bajrami.

Projektin për digjitalizim ai e ndërlidhi edhe me shqetësimin e çantave të rënda të nxënësve në shkolla.

Ndërsa, lidhur me fillimin e mësimit shkollor dy ditë më vonë Bajrami theksoi se nuk kishte ndonjë lidhje me situatën politike, ndonëse ai pranoi se kishte shqetësime dhe kërkesa nga prindërit që mësimi të shtyhet.