Befasuese, ja sa futbollistë të kombëtares agjërojnë

Befasuese, ja sa futbollistë të kombëtares agjërojnë

SHPËRNDAJE
loading...

Sot (e hënë) ka filluar muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani dhe dihet se disa nga futbollistët e kombëtares agjërojnë dhe janë besimtarë të rregullt.

Nga disa njohës futbolli, kjo u konsiderua si një vështirësi shtesë në këtë kampionat, sidomos duke marrë shembull se ndeshja me Zvicrën është në kulm të agjërimit, në orën 15:00.

Mirëpo, Top Channel konfirmoi se asnjë prej lojtarëve nuk po agjëron, të paktën në ditën e parë, edhe pse duket se ka një marrëveshje që asnjë lojtarë të mos agjërojë për asnjë ditë.

“Stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka filluar agjërimin në ditën e hënë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por nga komunikimet që kam pasur nuk do të ketë agjërues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njoftoi ai nga Lannioni.

Lexo edhe  Sali Berisha ngatërrohet keq në Facebook, ja kujt ‘i bën “tag” në vend të Shullazit

Gjatë grumbullimit, mbrojtësi Mërgim Mavraj, nuk pranoi që të mbarte fanellë që reklamonin alkool, ndërsa pas këtij episodi filloi edhe diskutimi mbi agjërimin, por tani konfirmohet se as Mavraj nuk është duke agjëruar.

loading...