Berisha në 11-shen më të mirë në Australi

Berisha në 11-shen më të mirë në Australi

Shperndaje në Facebook.

be_1482602407-7439649

“The Daily Telegraph” ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë në elitën e futbollit Australian deri më tani në këtë sezon, dhe pjesë e saj është edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha
Berisha ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke ndihmuar ekipin e tij, Melbourne Victory me nëntë gola, ndërsa udhëheq listën e golashënuesve.

“Ndonëse nuk është aq klinik sa do të dëshironte ndonjëherë, Berisha ka treguar se është më i rrezikshëm se kurrë. Sulmuesi i Victoryt ka bërë disa performanca të jashtëzakonshme, përfshirë hetrikun perfekt ndaj Wanderers, duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë me nëntë gola (dy nga penaltia). Një nga sulmuesit më punëtorë në ligë, forma e Berishës e ka sjell ekipin në një pozicion të shkëlqyer para Krishtlindjeve. Berisha, që është përshtatur shumë mirë me Rojas, gjithashtu ka krijuar 15 raste, ndërsa dy herë ka asistuar dhe ka nxjerr dy penalti”, shkruan në përshkrimin për sulmuesin prishtinas The Daily Telegraph.

Lexo edhe  Alarmohet Juventus, Rodriguez kërkon shtëpi në Torino

Këta janë lojtarët më të mirë sipas “The Daily Telegraph”:

Portier: Danny Vukovic

Mbrojtës: Rhyan Grant, Luke DeVere, Michael Jakobsen, Michael Zullo

Mesfushorë qendror: Luke Brattan, Thomas Kristensen

Mesfushorë sulmues: Milos Ninkovic, Marco Rojas

Sulmues: Bruno Fornaroli, Besart Berisha

Rezervistët: Lawrence Thomas (GK), Alex Wilkinson, Josh Brillante, Andrew Nabbout, Roy Krishna.