Besim Rushiti, BodyBuilderi Shqiptar Që Premton Shumë

Besim Rushiti, BodyBuilderi Shqiptar Që Premton Shumë

Shperndaje në Facebook.

64378986

BESIMI DHE PALESTRA JANË MIQ TË PANDASHËM

Besim Rushiti, është i riu nga Kumanova e Maqedonisë, i cili herët në fëmijëri ëndërr e kishte palestrën dhe trupin tërheqës. Dëshira dhe vullneti i madhe ndër vite për palestër, e shtyu atë ta realizoi ëndrrën  e tij, qysh kur i mbushi të 17-tatë.

Sikurse çdo punë – profesion tjetër, edhe sporti i bodybuildingu i ka vështirësitë e veta, vështirësi këto me të cilat ballafaqohet pothuajse çdo fillestar. Edhe për Besimin fillimi i formimit të karrierës si bodybuilder i kishte kthesat e veta, por që me kalimin e kohës gjithçka u kthye për së mbari, falë ndihmës së trajnerit të tij.

“Në fillim të karrierës si fillestar, ky sport ishte paksa i vështir për mua. Por falë ndihmës së vazhdueshme të trajnerit tim Prof. Astrit Iseni, i cili është një trajner shumë i njohur dhe profesor universitar, ja arrita që vështirësitë e këtij sporti ti tejkaloj  ashtu siç është më së miri”, tha për Zarfi Info, Besim Rushiti.

733455

Më tej, Besimi tregon se në vitin 2013 për herë të parë garoi në kategorinë “Atletik Fizik“, në Hungari dhe se u shpërblye me çmimin e tretë.  Më pas rrugëtimi i tij drejt garave sportive filloi në Maqedoni, Kosovë dhe Holandë.

Lexo edhe  Ekskluzive: Një yll i madh dhe dy reprezentues të Shqipërisë do ti bashkohen Kosovës!

“Në vitin 2013 me ndihmën e trajnerit tim, arrita të marr pjesë për herë të parë në garat e këtij sporti, duke bërë një debutim me disa rezultate mjaft të mira, ku në shtetin e Hungarisë kam arritur vendin e 3-të në kategorinë Atletik Fizik.

Pas një periudhe të shkurtër kohore, në Maqedoni e zyra vendin e 2-të në kategorinë e Juniorëve.  Ndërkaq në vitin 2014 garova në kampionatin e 5-të evropian në Prishtinë, në  kategorinë Atletik Fizik, dhe arrita të hyj në top 5-së. Duke përfunduar kështu në top 10-ën në kategorinë gjysmë të rëndë në Holandë”, tha Besimi, duke shtuar se viti 2017 do të jetë një vit i begatë, për karrierën e tij prej sportisti.

15545

Fare në fund, vlen të përmendet se Besimi aktualisht është instruktor fitnesi në “California Fitness Center”.