Bexheti: Shqiptarët e Maqedonisë janë të lidhur më shumë me Kosovën sesa...

Bexheti: Shqiptarët e Maqedonisë janë të lidhur më shumë me Kosovën sesa me Shqipërinë (Video)

Shperndaje në Facebook.

bexheti1_1480446745-5194576

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, historiani shqiptar nga Maqedonia, Nuri Bexheti, ka folur për gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe për ndikimin që kanë Tirana dhe Prishtina në mirëqenien e tyre.

Bexheti ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë më shumë sesa për Tiranën dhe Prishtinën kanë nevojë që të përfaqësohen denjësisht nga partitë e tyre brenda Maqedonisë.

Sipas tij, ndihmesa më e madhe e Kosovës dhe Shqipërisë është mospërzierja e tyre, dhe se Kosova për interes nacional duhet të mbajë raporte të mira jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi.

Lexo edhe  21 vjeçarit, rruga ia heq mërzinë (Video)

Historiani në “Komiteti” ka thënë se Kosova ka dhjetëfish ndikim më të madh tek shqiptarët e Maqedonisë se sa Shqipëria.

Bexheti ka shtuar se kjo afërsi ndodh për shkak të gjeografisë dhe të lidhjeve të shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe të veprimtarive të tyre në Kosovë. /Express/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakOperohet Bale, kjo është komunikata e Realit
Artikulli tjetërShaqiri lutet për Chapecoense (Foto)