“Burrit tim i pëlqen të më shikoj duke bërë seks me shokët...

“Burrit tim i pëlqen të më shikoj duke bërë seks me shokët e tij të dehur, tani kam rënë…”

SHPËRNDAJE
loading...


Deidre është rubrikë e veçantë në kuadër të The Sun, e cila merret me problemet personale të individëve të ndryshëm.

Ekipi i Deidre i përgjigjet rreth 1,000 lexuesve në javë, duke iu përgjigjur atyre në problemet seksuale, emocionale dhe problemet familjare, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, së fundmi ka qarkulluar një rrëfim mjaft interesant i cili ka bërë bujë, ku një grua 30 vjeçe tregon për martesën e saj me burrin pervers.

Ky është rrëfimi i plotë i saj:

“Të dashur Deidre,

Burrit tim i pëlqen të më shikoj duke bërë seks me meshkuj tjerë përderisa ai shikon dhe tani kam rënë në dashuri me njërin nga ta.

Meshkujt zakonisht janë shokët nga birraria. Ai i merr në shtëpi kur mbyllet birraria dhe kur të gjithë janë të dehur. Pasi që vijnë, ata vazhdojnë të pinë edhe për një orë ose dy.

Ndonjëherë ndonjëri nga ta eksitohet dhe fillon të më prek, ndërsa burri im nuk reagon.

Gjithmonë është ndonjëri që dëshiron të jetë vetëm me mua në dhomën tjetër ose edhe në kuzhinë. Burri im gjithmonë e vëren se çfarë është duke ndodhur dhe vjen të shikoj.

Tani ka ndodhur e pashmangshmja dhe kam rënë në dashuri me njërin nga ta! Ai është i dashur, ndryshe nga tjerët, dhe asnjëherë nuk më bezdis për seks. Herën e parë vetëm kemi folur dhe jemi përqafuar.

Ndjenjat tona kishin filluar të rriten dhe takimet ishin shpeshtuar. Zakonisht takohesha me të gjatë kohës kur vajza jonë 12 vjeçare ishte në shkollë, e burri në punë.

Lexo edhe  Ja hoteli i ndërtuar vetëm me akull Video)

Para një viti, i kisha mbushur 30 vjet dhe e pyesja vetën se çfarë jam duke bërë, pse po i pranoj idetë perverse të burrit tim. Ai është 48 vjeçar!

E dija se është koha të largohesha. Problemi ishte se vajza nuk dëshironte të largohej nga shoqëria e saj, prandaj ajo kishte qëndruar ndërsa unë i isha bashkuar dashnorit tim.

Gjithçka ishte e përsosur, mirëpo burri im nuk kujdesej siç duhej për vajzën tonë dhe unë brengosesha se ajo është në rrezik. Prandaj jam rikthyer dhe kam ngecur në një martesë pa dashuri me një mashkull që e urrej. Ende shihem me dashnorin tim, mirëpo nuk e lë të vijë në shtëpi.”

Stafi i Deidre i është përgjigjur këtij rrëfimi duke thënë se vajza e tyre din shumë pak për rrethanat, mirëpo fëmijët janë shumë më vëzhgues sesa që e dinë prindërit.

Stafi i ka sugjeruar asaj t’i tregoj vajzës se askush nuk duhet të pajtohet me aso rrethanash mizore.

“Burri juaj nuk është i dhunshëm, mirëpo sjelljet e tij janë abuzive, prandaj mund të kërkoni ndihmë edhe nga organet e ndryshme. Fillojeni një jetë si prindër i vetëm dhe e organizuar, pastaj shikoni si po ju shkon lidhja me dashnorin”, ka shkruar stafi i Deidre.
01_23192835_c3ba7b_2817731a-780x439-800x445

Loading...

loading...