Shtëpi Lajme Cavs demoluan Bostonin në ndeshjen e dytë

Cavs demoluan Bostonin në ndeshjen e dytë

Shperndaje në Facebook.

Cleveland Caveliers kanë kaluar në epërsi prej 2:0 ndaj Boston Celtics në serinë finale në Konferencës Lindore pas triumfit të thellë 130:86, dhe kështu hynë në histori.
Cleveland në tërësi deklasoi Bostonin në dy periudhat e para dhe në pushim shkoj me ëpsri rekorde +41 pikë (72:31), që është më e Thella në histori të NBA në play-off. Për një pikë u thye rekordi që e mbante Detroit Pistons në vitin 1987, shkruan Korneri.net.

Deri te fitorja kontriubutin më të madj e dhanë tre lojtarë. LeBron James ishte më efikasi me 30 pikë, Kyrie Irving i shtoi 23, ndërsa Kevin Love 21 pikë e 12 kërcime.
Te Boston më i miri ishte Jaylen Brown me 19 pikë, kurse pas tij qëndroi Avery Bradley me 13 pikë. Duhet shtuar se lojtari kryesor i Boston, Isaiah Thomas ndeshjen e mbylli me vetëm 2 pikë.

Është interesant të përmndet se Irving, Love dhe James shënuan në 27 gjuatjte, kurse tër skuadra e Boston 31. Treshja e njëjtë që në pjesën e parë shënuan 54 pikë, ndërsa tërë Celtics së bashku 31.
Në dy periudhat e para Cleveland shënoi 10 treshe, kurse Celtics tërë ndeshjen 11.