Chelsea dëshpëron James Rodriguezin

Chelsea dëshpëron James Rodriguezin

Shperndaje në Facebook.

jam_1482692990-9708475

Chelsea nuk e dëshiron James Rodriguezin

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Chelsea nuk do të bëjë ofertë për yllin e Real Madridit, James Rodriguez. “The Sun” raporton se shkaku kryesor duket të jetë çmimi i lartë i kolumbianit.

Thuhet se “Blutë e Londrës” nuk janë të gatshëm që të paguajnë 70 milionë euro për kolumbianin, transmeton Gazeta Express.

James ka dështuar të bind trajnerin Zinedine Zidane, i cili nuk i ka dhënë shumë hapësirë në këtë sezon.

Lexo edhe  Një lindje e jashtëzakonshme në qiell, që mahniti edhe Tunën

Për këtë, javën e kaluar James tha se mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës, por mediat në Spanjë shkruajnë se deri më tani nuk ka ardhur ndonjë ofertë konkrete në drejtim të kolumbianit, teksa Chelsea hoqi dorë për shkak të çmimit të lartë. /Express/