E pyetën profesorin përse kurrë nuk është martuar: Përgjigjja e tij i...

E pyetën profesorin përse kurrë nuk është martuar: Përgjigjja e tij i la të habitur!

Shperndaje në Facebook.

Studentët e shpesh e pyesnin profesorin e vet: “Ju jeni aq i mençur dhe i sinqertë. Të gjithë ju respektojnë, dëshirojnë t’ju imitojnë dhe t’ju marrin si shembull. Megjithatë, të gjithë neve na intereson shumën një gjë, përse akoma nuk jeni martuar?”
I zënë ngushtë me këtë pyetje, profesori në fillim u shtang nga habia, mirëpo shpejt filloi të hapej duke u thënë: “Shikoni, unë gjithmonë kam kërkuar femër të përsosur! Dhe, duke kërkuar një femër të tillë, kam udhëtuar nëpër shumë shtete.

Njëherë kam dashuruar një vajzë shumë të bukur. Ka qenë e mrekullueshme, shumë-shumë e bukur. Asnjë mashkull nuk ka mundur të rezistojë para bukurisë së saj. Mirëpo, shpirti i saj nuk e kishte bukurinë e tillë, andaj pas një kohe jemi ndarë.

Më vonë kam takuar edhe një vajzë të re. Ajo ka qenë edhe e bukur, edhe e mençur, edhe e arsimuar. Mirëpo, për fat të keq, karakteret tona ishin krejtësisht të ndryshme dhe ishim të detyruar të ndërprisnim lidhjen tonë.

Lexo edhe  LAJMI I FUNDIT Lajmërohet Azem Syla, ja çfarë thotë ai?

Që atëherë kam takuar shumë femra të bukura, mirëpo akoma jam duke kërkuar atë femrën time të përsosur”.

– “E po çarë ndodhi, vallë kurrë nuk takuat një të tillë?”

– “Po, e kam takuar! Një ditë takova bash një të tillë: femër e përsosur, e mençur, e bukur, magjepsëse, shpirtmirë, elegante, e mirë… me fjalë të tjera: pa asnjë behane!”

– Dhe, me të jeni martuar?!”, e pyetën studentët me ngazëllim dhe me padurim të gjithë në një zë.

– “Jo! U zhgënjeva shumë. Doli që edhe ajo kërkonte mashkullin e përsosur!”

E pra, shumica kërkojnë përsosmëri te të tjerët, mirëpo kurrë nuk përpiqen të jenë edhe vetë të përsosur.

largea_e-pyet-euml-n-profesorin-p-euml-rse-kurr-euml-nuk-euml-sht-euml-martuar-p-euml-rgjigjja-e-tij-i-la-t-euml-habitur_hd1450246750

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFotot shokuese: Djali i miliarderit vret nënën e tij me…
Artikulli tjetërSkandali i radhës në Kënga Magjike (FOTO)