Shtëpi Lajme Edhe Cesena është në garë për Rey Manaj

Edhe Cesena është në garë për Rey Manaj

Shperndaje në Facebook.

auto_rey-manaj-658x4211483882860

Shtohet numri i skuadrave që kërkojnë të kenë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj. Pas Las Palmas-it në La Liga, Empolit e Perugias, së fundmi në garë për të firmosur me 19-vjecarin ka hyrë edhe Cesena. Lajmi raportohet nga “Gazzetta Dello Sport”. Manaj aktualisht është pjesë e Pescarës skuadër tek e cila u aktivizua në gjysmën e parë të sezonit në formë huazimi, por sipas të gjitha gjasave kuqeziu do të largohet nga stadiumi “Adriatico” në këtë sesion merkatoje. Manaj do të rikthehet fillimisht te Interi që është edhe klubi që zotëron kartonin e tij, për t’u huazuar më pas në një tjetër skuadër.

Seria B nuk do ishte një opsion i keq për lojtarin pasi në këtë kampionat, 19-vjecari do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të fitojë më shumë eksperiencë. Cesena e ka kërkuar dhe 1 vit më parë Manaj-n pikërisht në merkaton e Janarit, por në atë periudhë bomberi shqiptar vendosi të qëndronte te Interi. Tashmë skuadra romanjole interesohet sërish për futbollistin e Kombëtares Kuqezi dhe mundësitë që Manaj të transferohet në stadiumin “Dino Manuzzi” ekzistojnë, edhe pse Las Palmas vazhdon të qëndrojë në “pole-position” për të marrë shërbimet e tij. Me Pescarën, Manaj është aktivizuar në total në 12 ndeshje të Serisë A, duke realizuar dhe 2 gola.