Ekskluzive: Një yll i madh dhe dy reprezentues të Shqipërisë do ti...

Ekskluzive: Një yll i madh dhe dy reprezentues të Shqipërisë do ti bashkohen Kosovës!

SHPËRNDAJE

loading...

auto_kosova1468823656

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, akoma nuk e ka të konfirmuar nga FIFA kërkesën për tu dërguar ftesa lojtarëve kosovarë që janë aktivizuar në kombëtare tjera, por edhe vet përfaqësues të FFK-së kanë deklaruar disa herë se kontaktet janë të vazhdueshme me lojtarët me origjinë kosovare.

Burime të “Korneri.net” brenda FFK-së bëjnë të ditur se Adnan Januzaj në momentin që të merret konfirmimi nga FIFA për të pasur drejtë loje dhe aktivizimi në përfaqësuesen e Kosovës do të pranojë ftesën e Albert Bunjakut, pasi që konfirmimi ka ardhur nga vet futbollisti i Manchester United dhe babai i lojtarit Abedini.

Lexo edhe  Kadrijaj e AAK’së: Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet

Gjithashtu i njejti burim bën të ditur se janë edhe dy reprezentues të Shqipërisë që kanë shprehur dëshiren ti bashkohen Kosovës, por nuk preferoi të zbulonte emra.