Emigranti shqiptar që humbi jetën nga tërmeti në Itali

Emigranti shqiptar që humbi jetën nga tërmeti në Itali

Shperndaje në Facebook.

FOTO-Erjon-TORO


Një emigrant shqiptar, Erjon Toro, i cili prej disa vitesh jetonte në Amatrice të Italisë është një nga 120 viktimat që humbi jetën nga tërmeti 6.2 i shkallës rihter që prekur vendin fqinj.

Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt i familjes së viktimës për ‘BalkanWeb’, fakt të cilin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Po sipas këtyre burimeve, gruaja dhe dy fëmijët e mitur arritën të dilnin nga banesa, ndërsa trupi i Erjonit ngeli mes rrënojave. Mësohet se familja nga fshati Kurjan i Roskovecit ka hapur dyert e mortit që prej mëngjesit të sotem, sapo është njoftuar për lajmin e hidhur se djali i tyre kishte humbur jetën në mënyrë tragjike. Sakaq, sipas MPJ-së 7 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur nga tërmeti, ndërsa 1 grua shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë.

Lexo edhe  Fëmija me tumor sa dyfishi i zemrës, e shpëtojnë 10 ditë pas lindjes