Erdogan merr mbështetjen e Obamas pas puçit të dështuar

Erdogan merr mbështetjen e Obamas pas puçit të dështuar

Shperndaje në Facebook.

obamaerdogan_1473013109-563914

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan duket se mori mbështetjen e shumë dëshiruar nga homologu Barack Obama për çështjen e grushtit të shtetit.
Obama deklaroi se Departamenti i Drejtësisë dhe ekipi i sigurisë kombëtare do të vijojnë punën intensive me autoritetet turke për të zbuluar se kush fshihet pas tentativës për të rrëzuar pushtetin me dhunë, dhe kushdo të jetë -tha shefi i Uashingtonit- do të sillet përpara drejtësisë, transmeton TCh.

Lexo edhe  Gjykimi ndaj Limajt merr kthesë të papritur

Qeveria e Ankarasë akuzon klerikun Fetullah Gulen, që është i vendosur në Pensilvani për të cilin kërkon ekstradim të menjëhershëm.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur të shqyrtojnë provat përpara se të bashkëpunojnë për depërtimin e tij drejt Turqisë.