“Familja e pasur e pashpirt”, kjo foto e shërbëtores po bën xhiron...

“Familja e pasur e pashpirt”, kjo foto e shërbëtores po bën xhiron e botës

Shperndaje në Facebook.

sh-530x300

Një familje e pasur ka darkuar në një restorant të Xhakartës në Indonezi, por fotoja e tyre po shpërndahet me shpejtësi në çdo vend të botës. Teksa ata po hanin me tryezën të mbushur plot, shërbëtorja e tyre rrinte e veçuar në një tjetër tavolinë pa asgjë përpara dhe duke i parë.
Skena e dhimbshme është kapur nga fotografi Michael Fanny, i cili e ka postuar në Facebook, ku shkruan: “Shërbëtorja është pjesë e jetës suaj, e cila reflekton njerëzinë që ju keni. Vëreni veten në pozitën e saj, pa bukë, pa ujë, pa para, pa telefon, pa asgjë. Ne duhet t’i respektojmë shërbëtorët, pastrueset, rojet, shoferët. Ata janë pjesë e jetës sonë, sepse ndoshta nesër mund të jemi ne në vendin e tyre. Respekte për shërbëtoren”.

Lexo edhe  E Jashtëzakonshme!! Këngëtari Shqiptar Këndon Aarabisht Në Dasëm

Një postim që është shpërndarë më shumë se 60 mijë herë, kurse komentet negative për këtë familje janë pafund.