Fjalët e para të Erdoganit pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Fjalët e para të Erdoganit pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Shperndaje në Facebook.

erdogan_1482180714-6566448

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për herë të parë për atentatin ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov.
Erdogan, ashtu sikurse edhe Putin, ka thënë se i bashkohet homologut rus në qëndrime dhe se mes dy vendeve nuk ka asnjë përplasje për ngjarjen.

Madje, ai ka qenë i mendimit njësoj si edhe Putin, se vrasja është një provokim i rëndë për të nxitur konflikt mes dy vendeve.

Lexo edhe  Publikohet videoja e terroristit Anis Amri para sulmit të përgjakshëm në Berlin (Video)

“Ne të dy e dimë se ky provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”, tha Erdogan.

“Dihet se kjo vrasje tashmë kërkon që të prishë procesin e paqes në Siri, të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë”, tha Erdogan duke qenë në të njëjtën linjë me Putinin.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKhan ngrit temperaturat (Foto)
Artikulli tjetërShoferi i sulmit ne Berlin ishte djaloshi nga…