Forcojeni imunitetin me kohë

Forcojeni imunitetin me kohë

Shperndaje në Facebook.

Me ushqyerjen e organizmit me ushqime të caktuara me siguri do të forconi imunitetin, ndërsa ne ju sjellim ushqimet që janë më të mirat për këtë gjë.

Fryti i citrusit
Shumica e njerëzve e merr vitaminën C pas simptomave të para të ftohjes ose gripit. Por, a e keni ditur që fryti i citrusit, i cili është i pasur me vitamina C është në maje të listës së të gjitha ushqimeve që forcojnë imunitetin. Vitamina C nxit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, kyç për luftën kundër infeksioneve. Meqenëse trupi juaj nuk prodhon vetë vitaminë C e as nuk mund ta ruajë, e rëndësishme është ta konsumoni çdo ditë. Gati të gjitha agrumet përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C, ndërsa mjafton që lëngun e tyre ta shtrydhni në ushqim siç është sallata.

Speci i kuq
Vitamina C nuk forcon vetëm imunitetin, por ruan edhe shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Mendoni që fryti i citrusit ka më së shumti vitaminë C? Mendoni përsëri sepse speci i kuq përmban gati dyfish më shumë vitaminë C, dhe përveç kësaj është burim i shkëlqyeshëm i beta karotenit.

Brokoli
Përmban numër të madh të mineraleve dhe vitaminave të cilat janë të gatshme për luftën me cilado baktere dhe mikrobe. Është i pasur me vitamina A, C dhe E dhe shumë antioksidantë. Brokoli është një nga ushqimet më të rëndësishme që mund t’i vëni në tavolinë. Zieni sa më pak që të jetë e mundshme për të ruajtur të gjitha veçoritë shëruese.

Hudhra
Do ta gjeni gati në çdo kuzhinë të botës. Ajo nuk është vetëm mëlmesë për ushqime, por edhe një nga ushqimet më të rëndësishme për shëndetin tuaj. Gjatë historisë e kanë përdorur për luftën kundër infeksioneve, ndërsa shkenca moderne ka treguar që hudhra ndihmon te rregullimi i nivelit të kolesterinës dhe parandalon ngurtësimin e artereve.

Xhenxhefili
Edhe pse përdoret si shtesë për shumë ëmbëlsira, xhenxhefilin mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme. Ai ndihmon te sëmundjet kronike, është treguar efikas te ulja e kolesterinës, ndërsa ftohjen mund ta parandalojë tërësisht. Gingeroli është ai që i jep shije dhe aromë specifike xhenxhefilit, ndërsa disa hulumtime sugjerojnë që ka veprim antikancerogjen.

Lexo edhe  Ja çfarë mund t’i bëni bananes me një gjilpërë (Video)

Healthy_eating

Spinaqi
Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, shumë antioksidantëve dhe beta-karotenit, të cilët janë treguar efikase te lufta kundër infeksioneve. Njëjtë si me brokolin, edhe spinaqin zieni sa më pak për të ruajtur të gjitha veçoritë shëruese, ndërsa i shkëlqyeshëm është edhe që mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme dhe ta shërbeni si garniturë për ushqime të ndryshme.

Jogurti
Hulumtimet e kohës së fundit kanë treguar që jogurti nxit sistemin e imunitetit për t’u mbrojtur nga sëmundjet. Hulumtimet shtesë tregojnë që mungesa e vitaminës D rrit rrezikun nga krijimi i ftohjes, prandaj zgjidhni jogurtin i cili është i pasur me vitaminë D.

Bajamet
Vitamina E është një nga vitaminat më efikase që forcojnë imunitetin. Vitamina E është e tretshme në yndyra, çka do thotë që është e nevojshme prania e yndyrave për t’u absorbuar si duhet. Frutat arrore, veçanërisht bajamet janë të mbushura me vitamina E, ndërsa një gjysmë filxhani me fruta arrore në ditë do të përmbush nevojat e organizmit për vitaminë E.

Kurkumi
Kjo mëlmesë ka veçori kundërinflamatore, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe artritit reumatoid, transmeton Koha.net. Sasia e lartë e kurkuminës, e cila kurkumës ia jep ngjyrën karakteristike, vepron shkëlqyeshëm në luftën kundër ftohjes dhe gripit.

Çaji i gjelbër 
Çaji i gjelbër dhe i zi janë të pasur me flavonoide, antioksidantët e fortë. Megjithatë, çaji i gjelbër është pak më efikas sepse përmban edhe EGCG (Epigallocatechin gallate), po ashtu antioksidant i fortë. Procesi i fermentimi, përmes së cilit kalon çaji i zi, shkatërron EGCG-në. Antioksidantet do të reduktojnë sasinë e radikaleve të lira në trup të cilët janë përgjegjëse për shumë sëmundje, si edhe për plakjen e parakohshme të lëkurës.