Fotografitë që Hillary Clinton do të donte të zhdukeshin (Foto)

Fotografitë që Hillary Clinton do të donte të zhdukeshin (Foto)

SHPËRNDAJE

loading...

2_1477545025-9023268

Tash kur gara presidenciale në SHBA po i afrohet fundit, dy rivalët, Hillary Clinton dhe Donald Trump po përdorin tërë energjinë në fushatën për t’u bërë banorë të Shtëpisë së Bardhë në Washington, në katër vitet e ardhshme.

Secili nga dy kandidatët po e sulmon tjetrin, aty ku më shumë mund ta dëmtojë, kurse në medie paraqiten fotografi dhe storje të ndryshme nga e kaluara e dy rivalëve.

Më poshtë mund të shihni fotografitë, të cilat kandidatja demokrate, Hillary Clinton nuk do të dëshironte të dilnin në opinion:

Miq të hershëm;

Pikërisht, kjo fotografi është e sikletshme për të dy. Hillary dhe Donald kanë qenë miq prej një kohe të gjatë. Kjo nuk fshihet dot!

Takimi i dy Billëve;

Bill Cosby është kaq toksik për sytë e publikut këto kohë, saqë edhe një fotografi e pafajshme me të mund të fusë në telashe Bill Clintonin.

O Zot! Çfarë ka bërë Billi këtë herë;

Hillary Clinton duket sikur sapo ka zbuluar një tjetër prej të “pabërave” të Bill Clintonit.

Kjo fotografi do të të ndjekë gjithë jetën, z.President!

Bill Clinton shtrëngon duart me pseudo-diktatorin rus, Vladimir Putin.

I parashikueshmi Bill;

Bill, ti je gjithmonë presidenti ynë i preferuar… ne gjithmonë e dimë si do të reagoje në cilëndo situatë.

Dashuri dinastishë;

Cfarë bën një dinasti politike, kur takon një tjetër dinasti politike? Sigurisht, bëjnë sikur e pëlqejnë njëra-tjetrën.

Lexo edhe  Trump kryeson ndaj Clinton

Më shumë dashuri dinastishë;

Bush: “A mund ta besosh që ata zgjodhën babanë tim e pastaj mua?!” Bill: “A mund ta besosh që ata më zgjodhën mua dhe tani do të zgjedhin time shoqe?! Më duhet një dëshmitar?”

Sytë bredharakë;

Duket sikur sytë e Hillary Clintonit po bredhin diku. Kamera është këtej, znj. Clinton!

Billi mbetet gjithmonë Billi;

A mund t’i vësh faj? E dimë tani se çfarë lloj burri është… a duam vërtetë ta ndryshojmë? A e imagjinoni dot sa të mërzitshme do të ishin lajmet?

Me klas, z.President, me shumë klas!

Të paktën Monika Levinski nuk mund të thotë se Bill Clintoni harroi ditëlindjen e saj.

A është frikë ajo në sytë e saj?

A mund të jetë frikë kjo, në sytë e gruas së parë, që ka një shans të madh të bëhet gruaja më e pushtetshme në botë?

Bill, Hillary, Donald…

Pikërisht. Clintonët dhe Trumpi janë miq.

Po të mos isha amerikane, do të isha princeshë saudite.

Dashuria e Hillary Clintonit për Arabinë Saudite është pak a shumë si dashuria e saj për pushtetin. Nuk jemi të sigurt nëse shprehja e vetëkënaqësisë në fytyrën e saj është gjë e mirë apo e keqe.

Fajkua lufte;

Hillary Clinton fare mirë mund ta ketë shpikur termin Fajkua lufte. Ajo e do aq shumë luftën, saqë edhe Pentagonin e bën nervoz.