Shtëpi Video Heq prangat dhe tenton t’i vë flakën veturës së policisë, por shikoni...

Heq prangat dhe tenton t’i vë flakën veturës së policisë, por shikoni çfarë ndodh më pas (Video, +16)

Shperndaje në Facebook.

Një video interesante ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një burrë i arrestuar që po transferohej për në burg, arrin të heq prangat duke menduar se do të ikë nga vetura pa ndonjë problem.

Por në ato momente ndodhë diçka e tmerrshme, që ai kurrë nuk kishte ëndërruar se do t’i ndodhë në momentin që lirohet nga prangat e hekurta, transmeton Telegrafi.

Në momentin që i heq prangat nga duart fillon të fyej policin që po ngiste veturën, dhe për një moment nxjerr nga xhepi shkrepsën, duke tentuar t’i vë flakën veturës.

Megjithatë, ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi në ato momente vetura e policisë humb kontrollin dhe ai fluturon jashtë nga dritarja e pasme e veturës.

Edhe pse përplasja ishte aq e madhe sa që e nxori nga dritarja, i burgosuri raportohet se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.