Horoskopi, 13 shtator 2016

Horoskopi, 13 shtator 2016

Shperndaje në Facebook.

ho_1473743750-5253611.PNG

Lexo shenjen tende
Dashi

Nëse keni tradhtuar partnerin/en, sot është dita kur kjo gjë do të zbulohet. Nuk do të mund të rregulloni dot gjërat që tashme janë thyer. Beqarët nuk duhet të tregohen të ndrojtur apo mbyllur nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar situata pritet të përkeqësohet, kujdes me shpenzimet.

Demi

Sot ju të dashuruarit do të veproni sipas asaj që ju thotë zemra, pavarësisht këshillave që do t’ju japin miqtë. Një ditë harmonike paraqitet në horizont. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe me shumë mundësi do të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar priten përmirësime falë mbështetjes së disa yjeve.

Binjakët

Dikush po mendon shumë për ju sot. Fati është në anën e atyre që janë në një marrëdhënie kështu që mund të veproni për të ardhmen tuaj në dashuri. Beqarët do jenë të sigurt për ato që duan dhe do ndjehen të sigurtë në hapat që do hedhin. Në planin financiar pritet të jetë një ditë e mirë dhe me fat.

Gaforrja

Nervozizmi dhe tensioni do të shoqërojnë ditën e të dashuruarve sot. Në raportin në çift ka diçka që ju shqetëson si juve edhe partnerin/en. Beqarët do takojnë një person i cili do mund t’i ndryshojë totalisht jetën. Me financat tregohuni të matur në shpenzime.

Luani

Keni qenë shumë të ngarkuar me punë gjatë kësaj periudhe ju që jeni në çift. Vendosni të bëni disa pushime të vona me partnerin/en, por që do t’ju qetësojnë shumë. Beqaraët do kenë takime të njëpasnjëshme dhe do kalojnë një ditë të bukur të mbushur me emocione. Kujdes ame financat, mos harxhoni shumë para.

Virgjëresha

Disa probleme në raport me partnerin/en do t’ju shqetësojnë. Nuk është koha të debatoni, ruani qetësinë dhe gjithçka do të kalojë. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Tregoni maturi me financat për të shmangur çdolloj problemi.

Peshorja

Sot një këngë do t’ju ngjallë kujtime shumë të bukura. Po ndjeni nostalgji për fillimet e marrëdhënies suaj me njeriun e rëndësishëm të jetës suaj. Beqarët do kenë plot takime sot të cilët do i bëjnë të ndjehen mirë. Në planin financiar parashikohen disa probleme të vogla jo shqetësuese.

Lexo edhe  Djali i parë pas pesë vajzave, reagimi i këtij babai do t’iu lërë pa fjalë (VIDEO)

Akrepi

Optimizmi juaj sot do të jetë ngjitës ndaj partnerit/es dhe kujdo që keni pranë. Në ambientin ku jeni do të ketë shumë humor dhe alegri. Çdo gjë do të kalojë këndshëm. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do ndihen gati për të ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet të merreni më shumë me menaxhimin e të ardhurave.

Shigjetari

Dita ideale për të filluar me planet e të ardhmes suaj në çift. Do të jeni në zbulim të vetvetes dhe kjo gjë do t’ju bëjë njerëz më të mirë. Beqarët të mërzitur nga vetmia ka mundësi të marrin vendime të nxituara për të cilat do vuajnë pasojat. Financat nuk parashikohen aspak të mira, kujdes.

Bricjapi

Jeni duke pritur momentin e duhur që të organizoni disa pushime me njeriun e zemrës. Mos u dekurajoni nga angazhimet, sepse mundësia mund të jetë me pranë nga sa mendoni. Beqarët me mbështetjen e yjeve sot do mund të takojnë personin e duhur dhe të nisin lidhje. Në planin financiar pritet një ditë me fat.

Ujori

Sot nuk duhet të tregoni shumë gjera nga vetja tek partneri/ja. Mund ti keqpërdorë ne një moment të caktuar. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Gjendja e mirë e financave do ju japë mundësinë për të kryer edhe disa shpenzime.

Peshqit

Vendosni pak rregull në ditën tuaj sot dhe programoni ato që do të bëni me partnerin/en. Dëshironi të rrini në shtëpi dhe të shijoni ditën me njerëzit e dashur. Beqraët do kenë një ditë plot aventura dhe do ndihen mjaft mirë me takimet që do realizojnë. Në planin financiar bëni kujdes dhe mos shpenzoni pa u menduar.