Shtëpi Video I hap “Instagram” djalit por reagimi nuk ishte ai që priste (FOTO)

I hap “Instagram” djalit por reagimi nuk ishte ai që priste (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

1-183-620x330


Një mama hapi një profil në “Instagram” për të ndarë me të afërmit dhe miqtë fotot e djalit të saj, por reagimi ishte krejt tjetër nga ai që priste. Vogëlushi L.B. është vetëm 10 muajsh, por në rrjetin social ka marrë qindra tallje dhe fyerje, për shkak të peshës.
E gjetur në një situatë të tillë, gruaja ka vendosur të luftojë kundër fenomenit të bullizmit, duke “përdorur” imazhin e djalit të saj. Ky reagim e ka prekur gruan në pikën e saj më të dobët, pasi ndërsa ishte shtatzënë, djali tjetër i saj, i cili ishte 20 vjeç, është vetëvrarë për shkak të bullizmit (talljes) që pësonte në shkollë.
Mes emrave që i kanë vënë përdoruesit e rrjetit vogëlushit, është edhe “trashamani Steph Curry”. Kjo ka bërë që nëna e tij ta ndërrojë emrin e profilit të djalit, duke e quajtur Steph Curry, si një mënyrë për t’iu kundërvënë atyre që përpiqen të tallen. Ajo thotë se pavarësisht reagimeve negative, një numër i madh njerëzish thonë se pamja e buzëqeshur e djalit u risjell humorin dhe kjo është arsyeja pse profili ka mbi 52 mijë njerëz.2-77

3-53