Ilvia dhe Rambo, njihuni me këtë histori të pabesueshme dashurie!

Ilvia dhe Rambo, njihuni me këtë histori të pabesueshme dashurie!

Shperndaje në Facebook.

Ilvia është 25 vjeçe. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo bën pjesë në komunitetin rom. “Të jesh pjesë e komunitetit rom do të thotë të jesh krenare për kulturën dhe traditën që përfaqëson. Gjithashtu, do të thotë dyfish impenjim për të arritur dhe realizuar objektivat dhe ëndrrat që çdo i ri ka në jetë për shkak të përballjes me një shoqëri diskriminuese dhe etiketuese,” – tregon Ilvia Bajrami, gjatë një komunikimi në Skype për dritare.net nga Italia, ku ajo jeton tani, pas martesës.5

Ka lindur dhe është rritur në një familje ku arsimi ka qenë kryesori. Ilvia tregon se është vajza e përkëdhelur e prindërve dhe e preferuara e gjyshërve, si mbesa më e madhe që është.

“Falë mundit dhe sakrificave të prindërve të mi, kam qenë një nxënëse e shkëlqyer. Sapo hyje në hollin e shkollës, 1shihje direkt fotografinë time në këndin e krenarisë së shkollës. Nëse bëj një paralelizëm me bashkëmoshatarët e mi në atë moshë, duke ditur se në çfarë kushtesh jeton komuniteti rom në Shqipëri, mund të them që kam qenë e privilegjuar.”

E ndërsa përmend me qejf fëmijërinë, jo njësoj kujton gjimnazin. Siç duket kushdo e kalon atë periudhën e tmerrshme të gjimnazit. Shpesh herë ai kthehet në burg me dyer të hapura. “Ndryshe nga shkolla 8-vjeçare, në gjimnaz filloi të ndihej tepër diskriminimi, si nga ana mësuesve, që nuk më vlerësonin ashtu siç duhej, por edhe nga ana e shokëve të shkollës. Shumë herë më është dashur të ngre zërin kur dëgjoja biseda kundër romëve ose epitetet diskriminuese me të cilat i quajnë dhe i konsiderojnë si fundin e shoqërisë. E kur iu thosha, po, edhe unë si ata jam, ma kthenin: ‘Jo, ti je ndryshe, ne flasim për ato që shohim në media çdo ditë ose në rrugë. Për ata që lypin, vjedhin dhe që janë të pistë’, sepse kështu simbolizoheshin romët” – tregon Ilvia, e cila e ka vuajtur jo pak periudhën e shkollës së mesme.

Ndryshimi nisi në UET

Në universitet gjithçka ndryshoi për Ilvian, duke qenë se punonte në një organizatë e cila kishte si vizion fuqizimin e romëve dhe falë punës dhe mundësive të mrekullueshme që i janë dhënë, ka qenë pjesë e shumë trajnimeve, si brenda dhe jashtë vendit. “Konferenca e takime me institucione të ndryshme, takimet me përfaqësues të ndryshëm diplomatikë, e në shume debate televizive, por edhe në spote publicitare, bënë që të ndihesha disi e diskriminuar pozitivisht, pasi shpesh profesorët më thoshin: “Ti nuk je i njëjti nivel me studentët e tjerë, duke qenë se rrugëtimi yt i ka kaluar kufijtë e një studenti.”

Dashuria që lindi në kampin e përqendrimit

Në një prej këtyre takimeve me të huaj, Ilva njohu dhe burrin e jetës. Pas tre viteve lidhjeje, Ilvia e ka kurorëzuar lidhjen e saj në martesë me boshnjakun Rambo Halilovic. Bashkë jetojnë në Torino11. Ilvia  dhe bashkëshorti janë njohur në Poloni, në Karkovë, në vitin 2011. Takimi tyre i parë qe në një nga aktivitetet për njohjen e Genocidit Rom, në Kampin e Përqendrimit në Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aty merrnin pjesë më shumë se 40 të rinj romë dhe jo romë, nga shumë shtete të Evropës.

Lexo edhe  Gjendet i pajetë turisti anglez në një hotel në Tiranë

“Ai vinte nga Italia. Ka mbaruar studimet për Grafikë Publicitare dhe  Design në Torino. Për shume vite ka punuar me fushata publicitare ndërgjegjësuese kundër racizmit, diskriminimit dhe paragjykimeve. Por në të njëjtën kohë ka qenë dhe tepër aktiv për të ngritur zërin në problematikat e komunitetit rom, si në Itali ashtu edhe në Evropë,” – tregon Ilvia për dritare.net. Është bukur kur shumë herë dëgjojmë nga miqtë tanë që na 6thonë: “Përveçse si bashkëshortë, jeni shume të mirë edhe si miq e kolegë.”

Sigurisht që mendojmë për fëmijë, por në një të ardhme më të sigurt, tani jemi në bazat e ndërtimit të një familje. Ka akoma kohë për ta kompletuar të tërën. Tani, mbi të gjitha, ai është një trajner dhe formator shumë i përgatitur për aktivitete joformale me tematika të ndryshme për të rinjtë e shkollave sekondare në Torino. Në këtë pikë harmonizohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Në marrëdhënie pune jemi një skuadër, ku ndonjëherë objektivat dhe qëllimet që kemi, plotësojnë njëra-tjetrën dhe na bëjnë të arrijmë atë ç’ka duam.”

Ja çfarë bën Ilvia në Itali

“Impenjimet e mia vazhdojnë po njëlloj,” –8thotë Ilvia për dritare.net. Kalova kufijtë e Shqipërisë për t’iu bashkangjitur atyre italiane, jo për të ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit, por për të kontribuar sërish në çështjen rome”.

Ilvia tregon se për të nuk ka qenë e vështirë të gjejë punë, pasi aftësitë e saj kanë qenë të vlerësuara dhe jo pse ajo është rome, por sepse ka kapacitetin e duhur për të qenë pjesë e një grupi pune.

“Shembulli konkret është pas ardhjes sime në Itali. Duke qenë se situata e romëve është akoma më komplekse, tani jam zëvendëspresidente e një organizate rinore që quhet Roma Youth Active, me 7bazë në Torino, e cila merret me ngritjen e kapaciteteve të të rinjve romë dhe jo romë, si dhe kërkimin e mundësive më të mira për të pasur një pozicionim më të mirë në shoqërinë italiane,” – kështu e mbyll tregimin e shkurtër në Skype për dritare.net, Ilva Bajrami, një vajzë që të frymëzon të jetosh, të luftosh, t’ia dalësh, pavarësisht ngjyrës së lëkurës dhe diskriminimit. Për të kërkuar veten në këtë botë dhe gjysmën tjetër që ta bën veten më të mirë, më konfidente, më të lumtur, siç Ilvia është.