Infeksionet urinare – problem për çdo grua

Infeksionet urinare – problem për çdo grua

Shperndaje në Facebook.

shutterstock-124827385_1469089623-4307672

Mundësitë për të marrë infeksion në traktin urinar për gratë janë shumë të mëdha. Studimet kanë treguar se pothuajse çdo grua, disa herë në jetë përballet me këtë problem.
Dr. Ana Kacarska Mickovska, gjinekologe obstetër në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, shpjegon se infeksionet urinare përcaktohen si depërtim i mikroorganizmave në traktin urinar. Nëse nuk trajtohen në kohë dhe në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave.
Bakteret janë shkak për shfaqjen e infeksionit

Shumica e infeksioneve në traktin urinar shkaktohen nga bakteret të cilat futen në fshikëzën e urinës dhe në një numër të vogël të rasteve ato udhëtojnë drejt veshkave nëpërmjet kanalit të urinës. Shkaku kryesor i shafaqjes së infeksioneve janë bakteret të cilat jetojnë në zorrën e trashë dhe janë të pranishme në jashtëqitje. Gratë janë veçanërisht të prirura ndaj këtyre infeksioneve, për shkak të uretrës së tyre të shkurtër, gjë e cila mundëson lehtë futjen e baktereve në fshikëzën e urinës. Shenja e parë e cila tregon se keni infeksion urinar është ndjesia e djegies apo pickimit. Prania e simptomave të mëposhtme tregon nëse keni prani të infeksionit urinar:

· Ndjesia e pickimit gjatë urinimit

· Ndjesia për të urinuar çdo 5 -10 minuta, por me sasi të vogël urine

· Dhimbje apo presion në pjesën e poshtme të barkut apo në shpinë

· Ndryshim i erës dhe ngjyrës së urinës

· Ndiheni të lodhur
· Ethe ose rritje të temperaturës së trupit

Trajtimi me antibiotikë

Gjëja më e rëndësishme është që të zbulohen faktorët e shfaqjes së infeksionit. Duhet të kryhet analiza labopratorike e urinës, për të zbuluar praninë e baktereve të caktuara. Antibiotikët mund të ndikojnë pozitivisht ndaj ndërhyrësve në urinë, por gjithmonë duhet të keni parasyshë që duhet ta merrni të gjithë dozën e përcaktuar. Nuk duhet t’i ndërprisni edhe në rast se ndjeni përmirësim të menjëhershëm, terapia duhet të merret e plotë deri në fund. Mos harroni se edhe pirjave e lëngjeve është shumë e rëndësishme. Infeksioni kronik i urinës shfaqet tek një nga pesë gra, të cilat më parë panë pasur infeksion urinar. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për përsëritje të infeksionit bakterial. Një pjesë e baktereve mund të bëhen imunë ndaj antibiotikëve. Disa gra kanë predispozicion gjenetik, disa të tjera kanë anomali në strukturën e tyre të traktit urinar, gjë e cila i bën më të prirura ndaj infeksioneve. Gjithashtu, të prirura ndaj infeksioneve urinare janë gratë të cilat vuajnë nga diabeti. Shkaqe të tjera të cilat përbëjnë rrezik për shfaqjen e këtij infeksioni janë shtatzënia dhe gurët në veshka. Tek personat me infeksione të shpeshta urinare, rekomandohet në mënyrë preventive pirja e çajit të boronicës dhe çajit uvin. Nëse përgjatë një viti keni përsëritje të infeksionit urinar 3 apo më shumë herë, duhet të konsultoheni me nefrolog. Disa nga mundësitë për trajtim, përfshijnë: marrjen e një doze të vogël antibiotikësh për një periudhë më të gjatë kohore për të parandaluar përsëritjen e infeksioneve; marrjen e një dozë të vetme të antibiotikut pas marrëdhënies seksuale, e cila gjithashtu është shkak për shfaqjen e infeksioneve.

Lexo edhe  Emocionuese! Këto janë fjalët që ia thonë Majlindës për beben (Foto)

Si të parandalohet përsëritja e infeksionit urinar

· Shkarkojeni plotësisht fshikëzën e urinës menjëherë pas shfaqjes së simptomave

· Kujdesuni për higjenën në pjesën intime gjithmonë fshihuni duke filluar nga para drejt pjesës së pasme

· Pini shumë lëngje

· Bëni dush me ujë të rrjedhshëm në vend që të laheni në vaskë

· Shmangni përdorimin e produkteve për ruajtjen e higjenës të cilat aplikohen me spraj, sapunat e aromatizuar si dhe mos përdorni xhel për banjo në pjesën intime (ato shkaktojnë irritim).

· Kujdesuni për higjenën intime pas çdo akti seksual

· Urinoni pas aktit seksual në mënyrë që t’i shakarkoni bakteret të cilat mund të futen nëpërmjet uretrës

· Spiralet mund ta rrisin shfaqjen e baktereve, ndërsa prezervativët shkaktojnë irritim

· Përdorni të brendshme të rehatshme dhe pambuku, si dhe shmangni rrobat e ngushta