Shtëpi ShowBiz Jim Morrison, shpirti i lirë i përndjekur nga demonët që nuk vdes...

Jim Morrison, shpirti i lirë i përndjekur nga demonët që nuk vdes kurrë (Foto/Video)

Shperndaje në Facebook.

Kanë kaluar 45 vjet që nga vdekja e të papërsëritshmit Jim Morrison, frontmenit të grupit legjendar “The Doors”. Ishte i egër, i pafrenueshëm, besonte se në të jetonte shpirti i një indiani të vdekur, ishte njëri prej muzikantëve dhe artistëve më të mëdhenj, ndërsa më poshtë Telegrafi jua sjell disa detaje nga jeta e tij.

Aksidenti

Ai lindi më 8 dhjetor të vitit 1943, ndërsa babai i tij nuk e kishte parë deri në moshën dyvjeçare. Si fëmijë, në vitin 1947, ishte dëshmitar i një aksidenti në shkretëtirë në New Mexico.

Shpirti i indianit

Pas asaj që ndodhi, ai mendonte se shpirti i indianit të vdekur “kishte hyrë në trupin e tij” dhe me të kishte qëndruar deri në fund të jetës. Atë bindje e kishte mbajtur deri në vdekje, ndërsa e kishte përshkruar në këngën “Peace Frog”.

inida

The Doors

Shumëkush beson se emri i grupit të tij rrjedh nga titulli i librit të shkruar nga Aldous Huxley. Libri flet për ndikimin e drogave në perceptimin e njerëzve, ndërsa titullohej “The Doors of Heaven and Hell” (“Dyert e Parajsës dhe Ferrit”).

doors

Pacifist

Edhe pse familja e tij shpresonte që ai të shkonte në ushtri, Jim e përfundoi shkollën në “George Washington” në Alexandria, ndërsa pastaj shkoi në jug të Kalifornisë. Atje nisi studimet e kinematografisë në UCLA, të cilat i kreu. Gjatë asaj kohe u takua me Ray Manzarek, me të cilin e formoi grupin.

Artisti problematik

Përveçse ishte këngëtar i “The Doors”, Morrison ishte autor i disa librave me poezi, dokumentareve, filmave të shkurtër dhe regjisor i klipit “The Unknown Soldier”. Si i ri, Jim u bë i varur nga alkooli dhe droga. Shumë shpejt, ai u bë një rebel dhe refuzonte çdo autoritet. Edhe pse profesorët e njihnin inteligjencën e tij (thuhet të ketë pasur IQ prej 140), ai ishte i zhurmshëm gjatë orëve dhe u bë problem në aspektin disiplinor. Megjithëkëtë, ai ishte aq i njohur saqë e kishin ftuar në Këshillin e Universitetit, por e kishte refuzuar ofertën. Gjatë asaj kohe e zbuloi magjinë e seksit dhe vazhdoi t’i përshkruante përvojat dhe fantazitë e tij në vargje dhe në këngë. Me familjen i ndërpreu të gjitha kontaktet.

LEXONI PO ASHTU: Sot 45 vjet më parë ndërroi jetë Jim Morrison (Foto/Video)

Dashnor

Pamela Courson ishte njëra prej të dashurave të Jim, me të cilën ka pasur lidhje afatgjate. Ata u njoftuan para se ai të bëhej i famshëm dhe i pasur, ndërsa e mbështeste që të shkruante poezi, pasi ky ishte pasioni më i madh i Morrison. Lidhja e tyre ishte e zhurmshme me shumë zënka dhe probleme, saqë përfundonin edhe në dhunë. Porse në fund gjithmonë pajtoheshin. Nga ana tjetër, këngëtari vazhdonte të kishte lidhje të shumta seksuale me femra të tjera.

pamela

Asnjëherë nuk u sqarua vdekja e tij

Morrison u vendos në Paris në vitin 1971, ku shkoi me Pamelan. Pikërisht ajo e gjeti të vdekur në vaskë, ndërsa vdekja e tij zyrtarisht është përshkruar si “pamjaftueshmëri e zemrës”. Asnjëherë nuk është publikuar obduksioni eventual i trupit, prandaj me vite të tëra janë krijuar teori të shumta për vdekjen e Jim. Madje, lajmi për vdekjen e tij ishte dhënë dy ditë pasi ishte varrosur.

varr1

Mbishkrimi në varrin e tij

Morrison është varrosur në Pere Lachaise Cemetery në Paris që është edhe një nga atraksionet turistike të kryeqytetit francez. Shumëkush është përpjekur që ta përkthejë mbishkrimin në greqisht mbi varrin e tij, “Κατά τον δαίμονα εαυτού”. Disa prej interpretimeve janë: “Poshtë me demonët e tij”; “U dogj për demonët e tij”; “Me Djallin” dhe të ngjashme. Mirëpo, në greqishten e vjetër, fjala ‘daimon’ ka më shumë kuptimin e shpirtit sesa të demonit dhe nuk është fjala për gjëra negative. Kështu thënia është përkthyer si: “Besnik ndaj shpirtit të tij”, por edhe si “Rob i demonëve të tij”. Zgjedhjen e kësaj thënie e ka bërë babai i këngëtarit.

kata

/GazetaGlobale/

The post Jim Morrison, shpirti i lirë i përndjekur nga demonët që nuk vdes kurrë (Foto/Video) appeared first on GazetaGlobale.