Shtëpi Shëndetësi Kështu mund të qetësoni dhimbjet në fytin tuaj brenda natës

Kështu mund të qetësoni dhimbjet në fytin tuaj brenda natës

Shperndaje në Facebook.

Dhimbja e fytit është një dukuri e zakonshme gjatë ditëve të dimrit. Shkaku më i zakonshëm është ftohja, tendosja e tepruar e telave të zërit apo ajrit të thatë, të cilit i ekspozohemi në dimër për shkak të ngrohjes. Në vend të preparateve artificiale dhe ilaçeve ne ju sjellim disa metoda natyrale të cilat në një mënyrë të shëndetshme dhe të lehtë ju ndihmojnë që t’i largoni ato dhimbje të pakëndshme.

1. Çaj nga piperi i kuq djegës

Në një tenxhere me ujë, shtoni çaj limoni, çaj nana, lëng të një limoni, një lugë çaji mjaltë dhe pak pluhur spec të kuq djegës (një maje të thikës). I përzieni mirë dhe hiqeni nga ngrohja para se të vlojë. Pijeni derisa është i ngrohtë.

2. Receta e gjyshes kundër dhimbje së fytit

Në 250 ml ujë, shtoni dy lugë mjaltë dhe nxejeni mirë (kujdes që të mos vlojë). Hiqeni nga të nxehtit dhe shtrydhni rreth dy lugë lëng limoni të freskët. Për shije të fortë, mund të shtoni një lugë çaji sheqer me ngjyrë kafe.

3. Pije qumështi me kanellë

Përzieni një lugë gjelle sheqer dhe dy kapje me gishta të sodës bikarbone si dhe një gjysmë lugë çaji kanellë. Shtoni 250 ml qumësht dhe përzieni mirë e pastaj filloni t’a zieni në zjarr të lehtë duke e përzier. Hiqeni nga të nxehtit para se qumështi të vlojë dhe shtoni një lugë gjelle mjaltë. Pijeni derisa është i nxehtë.

4. Çaj bimor me raki

Përzieni çajin e gjelbër, çajin kamomilë dhe çajin e limonit dhe fitoni një pije të shëndetshme plotë me antioksidantë. Shtoni në të edhe një lugë çaji mjaltë, lëng limoni, xhenxhefil dhe pak raki rrushi dhe do të ndjeheni sikur keni pirë një analgjetik natyror.

5. Gurgullimi

Bëni një tretje fiziologjike prej 250 ml ujë dhe një lugë çaji kripë. Përzierjen vëjeni në zjarr dhe vlojeni. Merrni një gllënjkë të madhe lëngu, hidhni kokën mbrapa dhe gurgulloni. Lëngun mos e gëlltitsni, por pas rreth dhjetë sekondave largojeni nga goja.

Përsëriteni këtë të paktën pesë herë në ditë derisa simptomat e dhimbjes së fytit të zhduken. Gurgullimi me solucion fiziologjik do të reduktojë simptomat e dhimbjes së fytit dhe do të ndihmojë largimin e virusëve nga trupi.

6. Inhalimi

Vloni tri gota me ujë të nxehtë dhe zhyteni një qese me çaj limoni, kamomile dhe pak xhenxhefil të freskët. Lëreni pesë minuta që të ftohet. Provoni me dorë që të mos jetë shumë e nxehtë dhe derdheni lëngun në një enë më të madhe ose enën për inhalim.

Merrni një peshqir të pastër dhe qiteni mbi kokën tuaj. Përkuluni, i mbuluar me peshqir mbi enën me lëng dhe thithni avullin përmes gojës dhe hundës për pesë deri në dhjetë minuta. Dhimbja e fytit kështu do të lehtësohet, prandaj më lehtë do të shkoni për gjumë.

7. Fashat e ngrohta

Bëni një çaj me lule të thata kamomile dhe derisa është ende i nxehtë, zhyteni në të një peshqir të pastër. Kur çaji të ftohet pak, shtrydheni peshqirin, shtrijeni dhe mbështilleni rreth qafës suaj. Kur peshqiri të ftohet ngroheni përsëri dhe përsëriteni procesin./GazetaExpress/.