Kripë me sheqer: kombinimi më efektiv që ndihmon në eleminimin e celulitit...

Kripë me sheqer: kombinimi më efektiv që ndihmon në eleminimin e celulitit dhe strijave

Shperndaje në Facebook.

Celuliti mund të shfaqet për shkak të një diete të varfër ushqimore, mënyrës pasive të jetesës, por edhe për shkak të mungesës së qarkullimit të gjakut në një zonë të caktuar. Skrabi natyral që do t’ju paraqesim në këtë postim është mjaft i mirë në trajtimin e celulitit dhe strijave. Ai do t’ju ndihmojë të riktheni qarkullimin e gjakut në nivele normale në zona të caktuara.

Përbërësit:

250 gr kripë pak e trashë,

250 gr sheqer,

150 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

Lexo edhe  Hani nga 2 banane në ditë, do të mahniteni çka ndodh me trupin tuaj

Kripa e detit është e pasur me jod dhe mikro­elemente që kontribuojnë në ripërtëritjen e lëkurës. Përzieni të gjithë elementët sëbashku dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Përpara se të aplikoni skrabin, lahuni me ujë të ngrohtë në mënyrë që t’ju hapen poret. Thahuni me peshqir dhe masazhoni zonat problematike me skrabin e krijuar për disa minuta me lëvizje rrethore. Më pas shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Vazhdojeni trajtimin për 1 muaj dhe do të vëreni rezultate të dukshme.