Kuizi matematikor që po habitë të gjithë – a mund të gjeni...

Kuizi matematikor që po habitë të gjithë – a mund të gjeni ju gabimin?

Shperndaje në Facebook.

matematike-634x478

Së fundi kanë dalë mistere të ndryshme që ju të arrini të gjeni gabimet, ose gjërat që janë fshehur në fotografi si pandën, lepurin, macen e shumë tjera, por kjo e fundit është edhe më interesante.

Përgjigja është shumë e thjeshtë, por do t’ju marrë kohë që ta zbuloni, transmeton lajmi.net.

Shumë prej jush do të përfundoni duke u përpjekur ta gjeni gabimin matematikor që është bërë në këta numra, duke ikur shumë larg nga realiteti.

Kjo fotografi e postuar nga vetë ideatori Antley Lamont Staten, është shpërndarë më shumë se 370,000 herë dhe ka marrë me mija komente, duke mos kuptuar që zgjidhjen e kanë fare të lehtë.

Lexo edhe  Kjo është mrekullia e motorit që kalon 500 km vetëm me një litër ujë (VIDEO)

Në foto shihet një rrjetë prej nëntë numrave dhe, në anën tjetër, një shkrim dedikuar njerëzve.

 

Përgjigjen e keni shumë të thjeshtë. Nuk ka fare të bëjë me asnjë numër, nuk ka të bëjë fare me matematikë. Në vend të “mistake”, që në gjuhën shqipe do të thotë “gabim”, ai e ka shkruar “mitsake”, duke e kthyer kuriozitetin e njerëzve në humor, me vetëm një ndryshim të vogël pra një shkronjë.

Edhe pse njerëzit kthejnë fillimisht vëmendjen tek numrat, gabimi është vetëm tek drejtshkrimi.