Kujt i besuam? Kushërinjtë, shokët dhe shoqet që na e futën sa...

Kujt i besuam? Kushërinjtë, shokët dhe shoqet që na e futën sa krahu!

SHPËRNDAJE

loading...

Skandali i mashtrimeve të shqiptarëve nga firma piramidale po bën “namin” këto kohë. Fillimisht ishte Luli ajo që u bë e famshme nga denoncimet e “viktimave” të Ande-lm, ndërsa tashmë në qendër të vëmendjes është Mega Holdings.

Ka pasur denoncime pafund të rasteve të tilla, ku anëtarë të kompanive në fjalë kanë mashtruar mijëra shqiptarë duke u bërë të besojnë se do përfitojnë shtetësinë kanadeze apo do kenë përfitime kolosale nëse sjellin edhe të njohurit e tyre për t’u punësuar.

Në fakt, që në fillim duket se ka diçka që nuk shkon. Kërkohen minimalisht 700 dollarë, të cilat thuhet se do i rifitojnë brenda 2 muajsh dhe më pas do kenë të tjera fitime marramendëse. Çdo njeri me logjikë do e mendonte: “Unë kam nevojë për punë. Ata po më ofrojnë mua një vend pune, por kushti kryesor është që t’u jap 700 dollarë, pra të investosh. Nëse unë kërkoj punë, dua që të paguhem, pra nuk ka sens që t’u jap atyre këto dollarë, përderisa nuk është një vetpunësim sepse unë do jem përsëri i varur.”

Lexo edhe  Dikur dhe Tani Marina Vjollca

Sigurisht, nevoja për t’u punësuar diku, ku thuhet se fitimet janë kolosale të bën të biesh “pre” e këtyre mashtrimeve, por le ta mendojmë ndryshe. Në çdo denoncim kemi parë raste ku thuhet se “Ma rekomandoi kushërira/kushëriri, shoku/shoqja”, apo një tjetër i afërm. Pra, këtu ka diçka që nuk shkon. Po ta mendojmë mirë-mirë, i bie që shumica e të mashtruarve janë mashtruar nga njerëzit e tyre.

Ndoshta dëshira e mirë për të ndihmuar të afërmit, ose dëshira për të “shpëtuar veten” bëri që shumë njerëz të mashtrohen nga kompani të tilla, të cilat rropën mijëra shqiptarë. Duket si një lojë fjalësh, por të mashtruarit u mashtruan nga të mashtruarit.

Mos janë të njohurit tanë ata që na e “futën” dyfish? Dashje padashje, ama kot s’thonë, i joti ta fut sot./Qiriu.net

11