Ky është momenti i gjetjes së fëmijës i cili humbi dje në...

Ky është momenti i gjetjes së fëmijës i cili humbi dje në lumin ”Klina” (VIDEO +16)

SHPËRNDAJE
loading...


Gjetja e femijes se mbytur by GazetaExpress
Një fëmijë 3 vjeçar, E. M. i gjinisë mashkull ka humbur jetën si pasojë e rënies në lumin “Klina” të Skenderajt.
E plotësuar

Ngjarja ishte raportuar nga familjarët e viktimës, ku fillimisht thuhej se fëmija ishte zhdukur rreth orës 17:55 të datës 7 mars 2016, me dyshime e rënies në lumin “Klina”.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës për këtë rast thuhet se drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitet relevante policore, njësitet e zjarrfikësve, si dhe departamenti i emergjencave në komunën e Skenderajt.

“Po ashtu në kërkim të trupit të viktimës janë angazhuar ekipe të FSK-së, zhytës të klubit “Trepça”, ndërsa pas katër orë kërkimi rreth orës 23:15 njësitë të zhytësve kanë arritur të gjejnë trupin e viktimës, ku rrjedha e lumit e kishte dërguar në zonën e fshatit Llaushë. Viktima ishte pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nga hetimet e para të filluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit nga vendi i ngjarjes, si dhe dëshmive dhe rrethanave të siguruara, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohën kur fëmija ndodhej duke lozur në oborr afër një hekurishteje të shtëpisë së tij, ku sipas familjarëve të tij për një moment fëmija ishte zhdukur gjegjësisht kishte rënë në lumë, ku rrjedha e ujit e kishte rrëmbyer”, thekson më tej Policia.

Lexo edhe  Genta Ismajli dhe Milaim Zeka përjetojnë tmerrin në avion

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’.

Ky është momenti i gjetjes së fëmijës i cili humbi dje në lumin “Klina” (Foto, Video+16)

Pas disa orëve kërkimi është gjetur trupi i vogëlushit trevjeçar që ka rënë dje në lumin “Klina” në Skenderaj, shkruan Gazeta Express.

Mbrëmë rreth orës 23:00, klubi i zhytjes “Trepça” nga Mitrovica nxorën një fëmijë 3 vjeçare i cili ka rënë në lumin Klina.

Gazeta Express ju sjell disa foto nga momenti i gjetjes së fëmijës i cili humbi jetën në lumin “Klina”.
femij

Loading...

loading...