LAJMI I FUNDIT : Vritet ish-polici në Tiranë, sapo doli nga bilardo...

LAJMI I FUNDIT : Vritet ish-polici në Tiranë, sapo doli nga bilardo me një shok

SHPËRNDAJE

Personi i vrarë në Tiranë, Ajet Zeqaj rezulton të jetë një ish-efektiv Police.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për Express se ai u qëllua me armë vetëm 5 metra pasi kishte dalë nga një bilardo loto sport, ku kishte qenë me shokun e tij.

Lexo edhe  “Ka një mesazh për ty!”, babai rigjen kontaktin me të bijën pas 11 vitesh

Të njëjtat burime thanë se shoku i tij është shoqëruar në polici pasi deri më tani konsiderohet dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje që mund të hedhë dritë mbi atentatorët, edhe pse sipas raportimeve të para ata kanë qenë të maskuar.Vritet ish-polici në Tiranë, sapo doli nga bilardo me një shok (FOTOT)