Ligj i ri për armëmbajtjen FOTO/VIDEO

Ligj i ri për armëmbajtjen FOTO/VIDEO

Shperndaje në Facebook.

Shteti amerikan i Teksasit të premten miratoi një ligj të ri që lejon njerëzit të mbajnë hapur në publik pistoleta. Ligji lejon banorët e licencuar të Texasit për herë të parë që nga viti 1871, të mbajnë hapur në publik pistoleta në këllëf. Ligji u miratua nga legjislatura e shtetit që kontrollohet nga republikanët.

Mbështetësit e ligjit të ri u mblodhën para ndërtesës së Kapitolit, në kryeqytetin e shtetit të Teksasit, Austin të premten me armët e tyre. Banorët e Teksasit që kanë kaluar kurs sigurie për përdorimin e armëve dhe janë të pajisur me leje për mbajtjen në mënyrë të fshehur të pistoletave, tani mund t’i mbajnë ato hapur në publik, ndërkohë që ata shkojnë në dyqane, kisha, restorante, apo ecin nëpër rrugë.

Lexo edhe  Mënyra sesi uleni, tregon gjithçka për personalitetin tuaj!

Më shumë se 40 shtete amerikane kanë në fuqi forma të ndryshme të ligjeve për armëmbajtje në publik, por Teksasi është shteti më i populluar amerikan që lejon njerëzit të mbajnë armë në mënyrë të hapur në vendet publike.

Ligji i ri i Teksasit për armëmbajtje vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Barak Obama të premten në fjalimin e tij javor para vendit, foli për një “epidemi të dhunës me armë.” Ai tha se të hënën do të takohet me prokuroren e Përgjithshme, Loretta Lynch, për të diskutuar mbi mundësitë për frenimin e valës së dhunës me armë.

LargestGunStudy091413

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHoroskopi i Janarit 2015
Artikulli tjetërFemra kulmin seksual e kanë 30 vjeç, meshkujve 18 vjeç! Ja arsyet pse