Lori: Ja e vërteta e lidhjes time me Cozman

Lori: Ja e vërteta e lidhjes time me Cozman

SHPËRNDAJE
loading...


Kënga e fundit e Cozman bëri bujë të madhe, duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube” në vetëm pak ditë.
Përveç faktit se erdhi krejtësisht ndryshe, reperi u përfol edhe për vajzën e tij në video, me të cilën u tha se ka edhe një lidhje dashurie.
Thashethemet u bën edhe më të forta, kur u përhap lajmi se ai dhe Tuna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Vajza seksi në videoklip, e cila quhet Lori Hoxhallari zbuloi, se si është njohur me reperin dhe si janë raportet mes tyre.
“Cozmani nuk më ftoi vetë në video, e njoha përmes menaxheres sime të modelingut, me të cilën kam punuar përpara dhe përmes saj u bëra pjesë e videoklipit”, tha Lori, e cila mohon thashethemet se ai dhe reperi janë në lidhje dashurie.
“Nuk kemi asnjë lloj lidhje, thjesht shoqëri kemi, Cozman është djalë i respektueshëm dhe shumë i dashur”, shtoi tutje modelja, e cila zbuloi se edhe pas përfundimit të klipit vazhdon të mbajë kontakte me reperin.
Për publikun shqiptar Lori u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother Albania”. Ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, krijoi një lidhje me konkurrentin nga Kosova, modelin dhe moderatorin Visar Kalludra, lidhje që nisi dhe përfundoi gjatë spektaklit, shkruan telegrafi.
Afrimitetin me meshkujt nga Kosova, bukuroshja seksi e tregoi edhe në videoklipin e Vigan Shehut, për të cilin po ashtu u tha, se kishte krijuar një lidhje, por që mbeti si thashetheme, pasi u mohua nga të dyja palët.
cozman

loading...