Makina del nga rruga, 1 i vdekur e 1 i plagosur

Makina del nga rruga, 1 i vdekur e 1 i plagosur

Shperndaje në Facebook.

vlcsnap-2016-11-14-09h23m10s825

Një i vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Policia thotë se viktimë ka mbetur 32-vjeçari, Blerim Bizhga, ndërsa i plagosur ka mbetur Sokol Lushaj, 24 vjeç, të dy nga Tepelena.

Automjeti “Mercedes Benz”, me targa AA976OX, me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth tre metra.

Lexo edhe  Zaev pjesëtarët e grupit të Kumanovës i quan kriminelë e banditë

I plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpejtësia e lartë si dhe rrëshqitja nga reshjet e shiut kanë shkaktuar aksidentin./tvklan.al