Shtëpi Kuriozitete “Martohemi bashkë?”, korçari shtang Rita Orën, kur ajo i sheh gjoksin e...

“Martohemi bashkë?”, korçari shtang Rita Orën, kur ajo i sheh gjoksin e lë pa fjalë me përgjigjen (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

Gjatë një interviste, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora zbuloi se djali që po e intervistonte ishte nga Korça.

Ajo nuk e besoi në fillim dhe ai ia provoi këtë duke i treguar tatuazhin me shqiponjën dykrenare në kraharor. Rita ia ktheu se ai mund ta kishte bërë diçka të tillë për t’u tallur me të, para se ajo të mbërrinte në emision.

Ai i tregon se është me origjinë nga Korça dhe i bën pyetjen 1 milionë dollarëshe duke bërë shaka:

“Besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”.

Ajo ia kthen shumë e befasuar nga pyetja:

“Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombësit është 10 herë më mirë se me një të huaj”.