Mashtrojnë kinezët, nuk e gjejnë zgjidhjen për trafik (FOTO)

Mashtrojnë kinezët, nuk e gjejnë zgjidhjen për trafik (FOTO)

SHPËRNDAJE
loading...

1-148_1470831462-540957

Projekti “Transit Elevated Bus” që po zhvillohet në Kinë mrekulloi gjithë botën dhe u pa si një zgjidhje për trafikun.
Autobusi futurist i projektuar në mënyrë që të kalojë mbi makinat mund të transportonte 300 persona pa penguar aspak trafikun.

Por i gjithi është një mashtrim i madh.

“Shanghai-ist”, një medium kinez ka kryer një investigim duke zbuluar se e gjitha është një flluskë sapuni.

Ky projekt nuk është zhvilluar aspak dhe ende është në fazën e projektimit.

Projektuesit deklaruan javën e shkuar se autobusi u testua në një rrugë 300 metra duke konfirmuar pritshmëritë.

Lexo edhe  Dënohet me 20 mijë euro modelja gjermane, gënjeu se ishte përdhunuar nga dy burra

9-83_1470831330-4850491

8-91_1470831328-1096242

6-115_1470831296-5777736Por “Shanghai-ist” shkruan se e gjitha është një mashtrim i madh për të thithur investitorë për projektin.

“Transit Elevated Bus nuk ka dalë kurrë në rrugë dhe as është zhvilluar si projekt. Fotot e publikuara janë realizuar të gjithë në studio”, shkruan mediumi kinez.

Madje sipas investigimit, ka edhe një episod qesharak.

“Inxhinieri” që po merret me projektin, Song Youzhou ka kryer vetëm shkollën fillore!

Autoritetet pas publikimit të lajmit kanë nisur hetimet dhe kanë ndaluar inxhinierin i cili ka thënë se “nuk ka bërë asgjë të keqe”.

loading...