Mashtronte me shtëpitë me qera/ Historia e Xhulianës që do “luftonte urinë”

Mashtronte me shtëpitë me qera/ Historia e Xhulianës që do “luftonte urinë”

SHPËRNDAJE
loading...

Ka bërë gjithçka për fëmijët dhe nga uria. Rasti i Xhuliana Çamit është i tillë. E larguar nga Fieri 5 vjet më parë tek priste të bëhej nënë për herë të dytë, Tirana nuk i dha asnjë shans familjes së saj për t’ia dalë.

1478184431031116_GRUAJA_19_8

Në mungesë të një pune, Xhuliana i hyri një aventure të rrezikshme. Duke marrë shtëpi me qera për të jetuar, ajo i rijepte ato sikur të ishte pronarja dhe më pas zhdukej sapo zhvaste pagesën.

Dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve në disa episode llogaritet 160 mijë lekë, ndërsa dënimi që gruaja duhet të vuajë është 8 vjet burgim.

“Kur kam kryer veprën isha shtatëzënë me djalin, kisha dhe gocën 1 vjeçe, burri pa punë, unë pa punë sepse shtatëzënë s’më merrte njeri dhe u detyrova. Bëra një gabim për hatër të fëmijëve. S’është zgjidhje e duhur por s’kisha ç’të bëja tjetër, që të mos lija fëmijët pa ngrënë”, thotë Xhuliana.

Lexo edhe  Është vetëm 1-vjeçar, por ka hyrë në pubertet

Ajo mbahet në burgun e grave bashkë me fëmijën e tretë, tashmë 11-muajsh. Çdo javë bashkëshorti, i vetmi burim i të ardhurave pasi është invalid, i sjell në takim dy fëmijët. Në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk e di se ku ndodhet nëna e tyre.

“Mami ndodhet në spital se është sëmurë, kështu më thonë”, thotë vajza e saj Alesia.

“Meraku më i madh është për fëmijët, kujdesi ndaj tyre”, thotë më tej Xhuliana.

Për shkak se gjykimi është zhvilluar në mungesë, Xhuliana ka depozituar kërkesën në gjykatë për rishqyrtim, pasi, siç thonë dhe juristët e burgut, asaj i është dhënë dënim maksimal, pa llogaritur jo vetëm rrezikshmërinë e ulët të veprës, por edhe situatën e saj ekonomike.

loading...