Mesazhet e fshira në WhatsApp, nuk janë vërtetë të fshira

Mesazhet e fshira në WhatsApp, nuk janë vërtetë të fshira

SHPËRNDAJE
loading...

WhatsAppo-650x358

Sipas një studimi të ri të botuar nga eksperti iOS Jonathan Zdziarski, bisedat në WhatsApp mbeten në telefonin tuaj edhe pasi ju i keni fshirë ato.

Zdziarski zbulio se gjurmët e bisedave mbeten në telefon edhe pasi përdoruesi i arkivon ose i fshin ato, dhe mund të arrihen nga dikush nëse ka qasje fizike në pajisje ose me urdhër gjykate duke aksesuar backups në iCloud. Edhe pse të dhënat janë fshirë nga aplikacioni, nuk është mbishkruar në librarinë SQLite dhe për këtë arsye mbeten në telefon.

“Instalova aplikacionin dhe fillova disa biseda të ndryshme”, shkroi Zdziarski në një blog post. “Pastaj arkivova disa, pastrova disa, dhe fshiva disa të tjerë. Krijova një backup të dytë pasi zgjodha opsionin “Pastro të gjitha bidesat” në WhatsApp. Asnjëri nga këto opsionet e fshirjes dhe arkivimit nuk bënë ndonjë ndryshim në mënyrën se si janë ruajtur të dhënat e fshira. Në të gjitha rastet, të dhënat e fshira mbeten të paprekur në bazën e të dhënave. ”

Lexo edhe  Rrëfimi prekës i Gjimshitit: Ja ç’bëra, pasi De Biazi më la jashtë “Euro 2016”

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar prej tyre është duke fshirë të gjithë aplikacionin,” shtoi Zdziarski.

Megjithatë, WhatsApp sigurisht nuk që është i vetmi aplikacion mesazhesh me këtë problem: Zdziarski vuri në dukje se çështja ekziston dhe me iMessage gjithashtu./techsot.al

loading...