Shtëpi Sport Mësohet arsyeja se pse United nuk po i publikon numrat e ri

Mësohet arsyeja se pse United nuk po i publikon numrat e ri

Shperndaje në Facebook.

utdd-780x439

Manchetser United është i vendosur për të arritur marrëveshjen me mesfushorin francez Paul Pogba.

United janë të gatshëm që të japin shifrën që do të thyej çdo rekord botëror të transferimeve që mund të kenë ndodhur ndo një herë, shifrën e 105 milion funte.

Pogba do të përfitoj 202 mijë funte në javë. Sipas lajmeve që qarkullojnë “Djajtë e kuq” janë të gatshëm që të nënshkruajnë me Pogba një marrëveshje 5-vjeçare.

Por para se të siguroj mbylljen e transferimit të Pogba, Manchetser United, po vonon publikimin numrave të lojtarëve që do të mbajnë në fanellë për sezonin e ardhshëm.

Numrin 10 që e mban Pogba tek Juventus e ka kërkuar edhe te United, ndërsa Rooney e mban këtë numër prej shumë vitesh.

Drejtuesit e Machester United, kanë menduar që të publikojnë numrat e rinj të lojtarëve pas përfundimit të turit në Kinë që përfundon në fund të muajit korrik dhe deri në atë kohë besohet se mund të jetë mbyllur marrëveshja me Paul Pogba.