Mourinho flet për Pogban

Mourinho flet për Pogban

Shperndaje në Facebook.

auto_mou1469097839

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka refuzuar të komentojë raportimet se klubi ka ofruar një shifër rekorde për transferimin e Paul Pogbas.

23-vjeçari u largua nga Old Traffordi në drejtim të Juventusit para katër vjetësh, por tani pritet të rikthehet te klubi anglez për 100 milionë funte.

“Nuk mund ta konfirmoj as nuk mund ta mohoj”, ka thënë Mourinho në një konferencë për medie. “Nuk mund t’ju them asgjë”.

“Nuk mendoj se është korrekte të flas për lojtarët e klubeve tjera. Drejtorët e mi kanë bërë punë fantastike, ata kanë kryer 75 për qind të kërkesave të mia. U dhashë katër opsione. 25 për qind të punës kemi kohë ta kryejmë deri më 31 gusht”, ka shtuar trajneri portugez.

Lexo edhe  Për Ronaldon dukja është primare, ja çfarë ka bërë me flokët (Foto)

“Ne kemi kushte të mira që të kemi blerje. Jemi të qetë. Kemi tre fytyra të reja për ta plotësuar profilin tonë. Jam i bindur se Woodward do të transferojë lojtarët që kemi nevojë për një balancë të mirë”.

(Kosova Sot)