Nainggolan ia mbyll dyert klubeve tjera: Jam i lumtur në një klub...

Nainggolan ia mbyll dyert klubeve tjera: Jam i lumtur në një klub të madh

SHPËRNDAJE
loading...

nainggolan-sassuolo-roma-1-e1481969150864-780x439

Mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan vazhdon të bezdiset nga ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Nainggolan është ndër mesfushorët më të mirë në Serie A dhe kësisoj skuadrat angleze Chelsea, Manchester United e Manchester City janë vënë pas tij.

Por vetë belgu ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet pasi është i lumtur në Romë.

“Ka shumë klube që ofrojnë para të mëdha për t’i siguruar shërbimet e mija gjatë afatit të transferimeve”.

Lexo edhe  Konkluzioni i Krasniqit: Nuk kemi kapacitet për dy kombëtare, duhet të bashkohemi

“Të ju them të drejtën, më pëlqejnë zërat që qarkullojnë por vetëm aq, pasi nuk e kam ndërmend të largohem”.

“Jam duke luajtur në një klub të madh si Roma dhe asnjë tjetër në botë momentalisht nuk më lë përshtypje”, deklaroi Nainggolan për La Republican. /Telegrafi/

loading...