Shtëpi Lajme ‘Pas transferimeve të Xhakës e Mustafit, Arsenali më i frikshëm në Champions’

‘Pas transferimeve të Xhakës e Mustafit, Arsenali më i frikshëm në Champions’

Shperndaje në Facebook.

xhaka-2_1473747525-2363022

Arsène Wenger mendon se Arsenali ka shanse më të mira që këtë edicion të arrijë në një fazë më larg në Ligën e Kampionëve sepse skuadra e tij tani është më me eksperiencë

Shkodran Mustafi, Lucas dhe Granit Xhaka ishin tre lojtarët me përvojë që u transferuan gjatë verës në ‘Emirates Stadium’.

Transferimi i tyre, i jep besim trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, s’e këtë edicion mund të arrijnë më larg në Champions. Ai beson se ekipi i tij këtë edicion është më ndryshe – më i fortë.

“Mendoj se kemi shanse më të mira”, tha Wenger.

“Isha mësuar që të luajë me të rinjtë pasi kur ndërtoni stadiumin ju nuk keni shumë burime. Tani kam një skuadër me më shumë eksperiencë”, shtoi ai kur u pyet për transferimet e verës. /Express/