Policia italiane në hall për “skifterët binjakë”, nuk di kush është hajduti

Policia italiane në hall për “skifterët binjakë”, nuk di kush është hajduti

SHPËRNDAJE


Jam quajtur “Binjakët Lupen”, kjo sepse kanë të njëjtën fytyrë, të njëjtën prerje flokësh, të njëjtën gjatësi, madje dhe të njëjtin pasion për krimin.

Janë dy vëllezërit shqiptarë, Edmon dhe Eduard Trushi që janë bërë protagontistë të kronikës së zezë në Itali.

Arrestimi i tyre u bë i mundur në verë e vitin të kaluar dhe ata akuzohen nga autoritetet e drejtësisë për qindra vjedhje të banesave në Veri të shtetit fqinj, por ende kjo e fundit nuk ka mundur të përcaktojë se cili është krimineli mes tyre.

Lexo edhe  Inter transferon një sulmues për 35 milionë euro, luan në Serie A

Dy vjet më parë, karabinierët kanë gjetur gjurmë ADN-je në një makinë Mercedes Benz të vjedhur dhe të braktisur në qytëzën e Sacile.

Këto gjurmë kanë korresponduar me ADN-në e Eduard Trushi, që ishte tashmë i skeduar nga policia fqinje.

Por gjatë procesit gjyqësor, Eduard ka dalë i pafajshëm.

Ai dhe vëllai i tij janë identikë edhe në ADN, me ndryshime shumë të vogla, aq sa ekspertët e mjekësisë ligjore italiane, kanë kërkuar analiza më të thelluara për të përcatuar se kush është grabitësi në këtë rast./tvklan.al
ua